Situata me rrymën, reagon sërish Molliqaj: Nuk zmbrapsemi, hetim!

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj sërish ka reaguar ndaj KEDS-it dhe KEK-ut duke thënë se nuk do të zmbrapsen nga akuzat dhe duke kërkuar hetim.

Molliqaj ka thënë se menaxhmenti i KEK-ut ka reaguar ndaj pyetjeve që janë ngritur në konferencë, duke pretenduar se ka koordinim midis qeverisë, KEK-ut dhe KEDS-it.

“Nëse pyetjet dhe dyshimet e ngritura nga PSD janë të pabaza, atëherë cila është baza e shqetësimit dhe reagimit të KEK dhe KEDS? Investimi në imazh rëndom ndodhë kur ka deficit në argumente dhe besueshmëri.”, thotë Molliqaj.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nuk zmbrapsemi. Hetim!
Menaxhmenti i ri i KEK-ut paska reaguar ndaj pyetjeve që i ngritëm ne sot në konferencë, me po të njëjtën gjuhë e shpjegim të KEDS-it. Dallimi është që këta nuk i paskan lexuar fare çështjet që i ngritëm ne, por thjeshtë paskan lexuar atë që e tha KEDS-i.
Pra kemi bashkëkoordinim në mes Qeverisë, Menaxhmenti i ri i KEK-ut, dhe KEDS-it, në mbrojtje të këtij të fundit.
Nëse pyetjet dhe dyshimet e ngritura nga PSD janë të pabaza, atëherë cila është baza e shqetësimit dhe reagimit të KEK dhe KEDS? Investimi në imazh rëndom ndodhë kur ka deficit në argumente dhe besueshmëri.
T’i kthehemi thelbit, përsërisim: hetimet në lidhje me krizën duhet të ndodhin shpejt. Transparenca dhe llogaridhënia janë urgjencë në këtë situatë.
Reagimet akuzuese e sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të ri të KEK-ut, veç po na tregojnë që diçka po fshihet. Por jo edhe për shumë gjatë. Beteja për drejtësi dhe llogaridhënie do të vazhdojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme