Situata me zjarret në Kosovë, katër vatra aktive

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Numri i vatrave aktive me zjarr në vend ka në katër, nga 50 sa ishin.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj.

“Situata me zjarre në Kosovë, ora 10.00. Numri i vatrave të zjarrit ka rënë. Aktualisht janë aktive katër vatra zjarri”, ka deklaruar Koqinaj.

Koqinaj bëri të ditur se në Suharekë, rajoni i Prizrenit janë dy lokacione: Vraniç dhe Bukosh, pastaj Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna” dhe në Janjevë, zjarr fushor dhe malor.

“Në të gjitha këto lokacione , NJPZSH janë në veprim, deri sa në Rajonin e Pejës, Bjeshkët e Nemuna në veprim përveç NJPZSH( Njësive Profesionale Zjarre fikje Shpëtim) janë edhe njësi të FSK-së dhe mbështetje sipas kërkesës edhe nga KFOR-i”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndryshe, deri tani në vend janë arrestuar dy persona për zjarrvënie.

Të ngjashme