Situatë e qetë në veri, asnjë veturë nuk kalon në Jarinjë

Jarinjë | 21 Sht 2021 | 13:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në pikën kufitare të Jarinjës gjatë së martës nuk ka kaluar asnjë veturë nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Derisa që nga dita e djeshme, kjo pikë vazhdon të jetë e bllokuar nga protestuesit serbë, pasi që po e kundërshtojnë vendimin e MPB-së për tabela të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia.

Të hënën forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare Jarinje për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë.

Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme RKS.

Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Të ngjashme