Sivjet pritet të përfundojë ndërtimi i Qendrës për Sindromën Down dhe Autizëm

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 08:34 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërtimi i Qendrës për Sindromën Down dhe Autizëm pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti, kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online, drejtoresha e Qendrës për Sindromën Down dhe Autizëm, Sebahate Hajdini-Beqiri.

Hajdini-Beqiri tha se që nga viti 2015 kanë filluar iniciativën për ndërtimin e kësaj qendre.

“T’i pa nevoja e komunitetit me Sindromën Down e sidomos në kryeqytet që nëse krahasojmë numrin e personave me Sindromën Down, Prishtina ka një numër më të madh të personave me Sindromn Down, ndikon faktori i numrit të tyre të popullsisë që ka regjioni. Do të thotë ideja që kemi marr ne si shoqatë në vitin 2015 për me fillua ndërtimin e një qendre që do të ofroj shërbime të dinjitetshme për personat me Sindromën Down duke pasur parasysh hapësirat që kemi vepruar ndër vite, duke filluar që nga viti 2007 si shoqatë nuk kanë qenë hapësira të mjaftueshme të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat. Duke pasur parasysh që ne trajtojmë edhe anëtarë me Sindromën Down që nuk janë vetë të regjionit të Prishtinës por edhe komunave të tjera”, tha ajo.

“Në bazë të informacioneve që kemi nga komuna do të thotë në vitin 2021 është vendos gurthemeli i qendrës, kompania është duke punuar në mënyrë intensive dhe pritet që qendra të përfundoj po në muajin nëntor të këtij viti”, shtoi ajo.

Tutje, Hajdini-Beqiri tha se janë duke përcjell procesin e ndërtimit të qendrës, duke shtuar  janë të kënaqur se si janë duke shkuar punimet deri më tani.

“Jemi te përcjell procesin e ndërtimit deri aty sa ka mbërritur procesi do të thotë jemi të kënaqur ne në vazhdimësi e kemi potencuar edhe te kompania që ka marr përsipër ndërtimin e qendrës që duhet të shikohet çdo detaj dhe çdo material qe duhet të futet në atë qendër të jetë kualitet. Shpresojmë që do t’i përmbush të gjitha standardet dhe të jetë si qendër model që edhe komunat e tjera ta bëjnë të njëjtën gjë. Po fokusohemi që ne nuk kemi persona me Sindromën Down vetëm në Prishtinë por në gjithë Republikën e Kosovës, qëllimi jonë është që ta nxisim shtetin që secili person me Sindromën Down ta ketë shërbimin që i duhet”, u shpreh ajo për Ekonomia Online.

Mes tjerash, drejtoresha e shoqatës Sindrom Down Kosova thotë se arritja deri te nisja e këtij procesit është përcjell me shumë sfida.

“Çdo gjë që bëhet jo vetëm në aspektin e qendrës por ta themi edhe realizimi i të drejtave të personave me Sindromën Down, të drejtat që çdo ditë vazhdojnë të shkelen. Ne çdo ditë kur nuk arrin realizimi i këtyre të drejtave është i vonuar, pasi fëmijët kanë nevojë për shërbim në kohë të caktuar. Mirëpo mbi të gjitha është një projekt i mirë që po ndodh, mirëpo tek vonesa ka qenë proces me mjaftë sfida prej sfidave të ndryshme dhe kjo është një ndër arsye pse ka zgjatur kaq shumë”, tha ajo.

Tutje, Hajdini-Beqiri ka treguar për sigurimin e burimeve financiare për ndërtimin e kësaj qendre.

“Historia e kësaj qendre ka filluar që nga viti 2015, si iniciativë e Down Sindrome Kosova ne i kemi ftuar edhe shoqatën e Autizmit që të na bashkohen në këtë projekt dhe e kemi organizuar mbrëmjen e bamirësisë e cila ka ndodh me 19 mars të vitit 2015 dhe pas përfundimit të mbrëmjes së bamirësisë ku ne kemi arritur edhe të mbledhim të holla nga qytetarë nga bizneset, nga institucionet e ndryshme që saktësisht i kemi transferuar 75 mijë euro të mbledhura nga ajo natë në llogarinë e organizatës qeveritare “Tika”, sepse ndërkohë qysh në vitin 2015 menaxhmenti i komunës ka shpreh gatishmëri që të mbështet projektin tonë dhe kemi qenë partner të përbashkët ta them, ndërkohë këtë projekt ka vendosur ta mbështesë edhe organizata qeveritare “Tika”. 250 mijë euro janë nga komuna e Prishtinës, 75 mijë euro nga Down Sindrom Kosova, si dhe 75 mijë nga shoqata e Autizmit”, përfundoi ajo.

Të ngjashme