Skandalet me ushqimin: Indiferenca ndaj rrezikut për jetën

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 09:00 | Nga

Skandali i fundit me mishin e prishur belg vërtetoi shqetësimet për pasigurinë e cilësisë së mishit dhe produkteve të tjera që qarkullojnë në treg, shkruan sot “Koha Ditore”.

Futja e mbi 60 mijë kilogramë mish me afat të skaduar, për më tepër, nxori në pah edhe shpërfilljen dhe mungesën e kapaciteteve të institucioneve për të garantuar treg të sigurt e produkte që i përmbahen standardeve minimale.

Nga e gjithë sasia e mishit të prishur sa kishte arritur të hynte në Kosovë nga kompania me bazë në Belgjikë, “VEVIBA”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kishte arritur ta detektonte dhe asgjësonte vetëm një kontingjent prej 20 mijë kilogramësh, apo një të tretën e sasisë. Pjesa tjetër kishte arritur të futej pa u vërejtur, ndërsa ishte shpërndarë në treg për konsum. E puna e kompanisë kosovare “Euro Ida” që kishte importuar mishin nga Belgjika nuk ishte pezulluar pas këtij rasti.

Kompania nga Rahoveci kishte vazhduar punën e saj deri kur autoritetet belge alarmuan për cilësinë e mishit që importohej në disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Kosovën. Pas shpërthimit të skandalit, autoritetet kosovare të ndjekjes kanë bastisur kompaninë nga Rahoveci, ku sërish kanë gjetur produkte me afat të skaduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme