Skender Reçica: Kosovës i duhej reformë e Kornizës Ligjore për mirëqenien sociale

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se Kosovës i duhet një reformë e re e kornizës ligjore lidhur me atë që ballafaqohen qytetarët e vendit.

Reçica ka pohuar në Info Magazine se askush nuk do të ngelet pa mbështetje në bazë të reformave të cilat janë të futura në agjendën e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

”Pak kohë pas marrjes së detyrës erdhëm në përfundim që duhet të fillohet me një reformë të re të kornizës ligjore sa i përket Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Dhe këtë vit kemi filluar me ndihmën sociale”.

”Duhet të nis një reformë e re e proceseve në mirëqenien e jetës së qytetarit. Ne filluam nga sistemi pensional deri tek shërbimet sociale familjare”.

”Nëse njëra nga këto synime, mbetet pa u realizuar si reformë, them që këtë agjendë të gjithë bashkarisht do ta shtyjmë përpara”.

”Dikush thotë se po ngadalë po shkon por ne kemi në agjendë të Qeverisë. Ka ardhur koha që vendi të qeveriset nga e majta nga socialdemokratët”.

”Vetëm një dorë e orientimit socialdemokrat mund t’i çojë përpara këto procese. Vendit i duhet një reformë sa më parë, të gjitha ato skema pensionale janë krijuar ad hock”.

”Kemi pasur 20 ditë dëgjim publik për hartimin e koncept-dokumentit të hartuar vitin e kaluar”.

”Vetëm pasi është mbyllur, pasi ka shkuar në Qeveri kanë filluar vërejtjet. Kanë qenë projektligjet. Asnjë shtyllë e shoqërisë nuk do të ngelet pa mbështetje”.

”Të gjitha ato skema që është menduar se bënë sistemi pensional, është bërë debat shumë pse punëmarrësit duhet t’i pagujnë tre muaj nënës lehonë”.

Të ngjashme