Skenderaj bëhet komuna e parë me Hartë Zonale e Plan Zhvillimor sipas ligjit të ri të Planifikimit Hapësinor

Skenderaj | 18 Gus 2020 | 14:59 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka miratuar Hartën Zonale, 2020-2028, si dokumenti më i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor, raporton Ekonomia Online.

Me miratimin e kësaj harte zonale, Komuna e Skenderajt, bëhet komuna e parë në Kosovë, që kompleton legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, në harmoni me ligjin e ri të planifikimit hapësinor me përkrahjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit si dhe UN-HABITAT-it.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, tha se ky dokument është miratuar pasi që ka përfunduar të gjithë procedurat e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi.

Ai tha se miratimi i Hartës Zonale është një arritur e madhe pasi po bëhen komuna e parë që po e kompletojmë legjislacionin në fushën e planifikit hapësinor.

“I tërë procesi ka qenë transparent dhe i hapur duke inkuadruar edhe qytetarët në hartimin e këtij dokumenti. Me Hartën Zonale qyteti ynë do të marrë pamje te re”.

Sipas tij, me këtë dokument do të bëhet mbrojtja e mjedisit duke hapur rrugë zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

“Me miratimin e hartës nuk do të mund të shfrytëzohet asnjë tokë dhe ndërtim nëse nuk është e përcaktuar me hartën zonale”.

Tutje, Jashari tha se duke u bazuar në këtë dokument synojnë të krijojnë kushte për biznese, raporton EO.

Sanije Ahmeti, drejtoresha e Urbanizimit, tha se Harta Zonale do të ndihmojë zhvillimin e komunës në zonën urbane dhe rurale.

“Komuna do të ndërmarrë hapa për zhvillim ekonomik, turizmin”.

Ndërsa Zëvendës ministrja e ekonomisë Burbuqe Bakia-Deva, tha se miratimi i Ligjit shënon një arritje në planifikimin hapësinor në të gjithë territorin e Kosovës, raporton EO.

“Duke pasur parasysh se hartimi i Hartës Zonale ndodh për herë të parë në rajon. Përmes hartës ju do të mundësoni procedura më të lehta për leje ndërtimore”.

“Harta Zonalë do të mundësojë zbatimin e plotë të ligjit të ndërtimit”.

Të ngjashme