Skulptura e simbolit të rezistencës kundër regjimit serb Faik Rexhepi, zë vend në sheshin e Prishtinës

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Skulptura “këmbëkryq” e simbolit rezistencës kundër regjimit serb Faik Rexhepit është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

32 vite më parë në qendër të Prishtinës kishte zgjedhur një formë ndryshe për të protestuar.

Ai ishte ulur këmbëkryq në rrugë, në kohën kur policët e regjimit serb ndiqnin protestuesit e tjerë.

Kjo vepër arti e punuar nga Eliza Shala në kuadër të Organizatës Jo-qeveritare “KnKub Heriatage”, përfaqëson urtësinë, paqen dhe këmbëngulësinë, përmes ngjarjeve historike që mishërohen me këtë gjest.

Në protestat paqësore të vitit 1990, Faik Rexhepi nga Presheva por me banim në Prishtinë, kishte dalë për të protestuar bashkë me shqiptarët tjerë të Kosovës.

Të ngjashme