S’lejuan zhvendosjen, punëtorët e MKRS-së paralajmërojnë bojkotim të punës e kërkojnë hetim nga Prokuroria

Prishtinë | 07 Dhj 2019 | 15:29 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Stafi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vazhdon të ballafaqohet me problemin tash e disa javë për zhvendosjen e këtij dikasteri në një objekt privat, raporton Ekonomia Online.

Mëngjesin e së shtunës, në këtë ministri është tentuar zhvendosja e materialeve dhe gjësendve, nga kompania “Uni Projekt”, e kontraktuar nga Ministria e Administratës Publike.

Mirëpo, kjo është penguar nga stafi civil, të cilët nuk kanë lejuar të bëhet zhvenodsja. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të kësaj ministrie, Labinot Berisha, tha për Ekonomia Online, se kompania në fjalë është angazhuar nga njerëzit jo kompetent dhe kanë hy në objekt pa lejen e sigurimit.

“Ajo kompani ka ardhur individualisht dhe janë futur një objekt pa lejen e sigurimit pa inforumuar dhe kontaktuar sigurimin i cili ka qenë rreth e rrotull duke bërë kontroll dhe direkt janë ngjitur në kabinet dhe kanë filluar të bartin dokumentacionin e MKRS-së duke e zhvendosur poshtë”.

“Me shku me zhvendos dokumente që janë tepër të ndejshme për institucionin ku në këto dokumente ka licenca, ka dokumente të rëndësishme është jo e papranueshme”, tha Berisha, sipas të cilit edhe orenditë kishin filluar t’i zhvendosin.

Berisha, tregoi se kanë penguar një gjë të tillë, madje janë detyruar të thërrasin edhe Policinë e Kosovës.

“Nuk e kuptoj kujt i hyn në punë kjo punë e fshehtë, sepse sic po duket përvec interesave personale dhe individuale të njerëzve të caktuar unë nuk po shoh diçka institucionale”.

“Jemi detyruar të thërrasim Policinë e Kosovës në këtë rast policia ka hap rast, ka marrë deklarata të njerëzve për mënyrën si kanë tentuar të hyn dhe është urdhëruar që menjëherë të largohen prej objektit dhe i kemi larguar palët e treta”, theksoi Berisha.

Berisha ka edhe kritika ndaj ministrit në detyrë, Kujtim Gashi, raporton EO.

“Siç duket është një qëndrim personal i ministrit Kujtim Gashi, që mendoj do të duhej të ishte një ish-ministër spese është zgjedhej deputet në parlamentin të Kosovës. Në këtë rast do duhej që ai që mos të jepte asnjë urdhër qoftë edhe verbal”, u shpreh Berisha

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj ministrie, i bëri thirrje publike Prokurorisë së Shtetit, që të hetojë këtë proces.

“I bëjë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hap rast dhe të hetojë këtë proces, sepse sigirhst që kjo situatë është mjaft e ndjeshme në kuptimin e sigurisë së këtyre dokumenteve”, tha Berisha.

Berisha më tej thotë se në qoftë se provokohen edhe njëherë me situata të tilla, atëherë do të detyrohen të bojkojnë punën.

“Do të ndodhë dicka që unë mendoj se do të ishte më e rëndë se protesta dhe ky është paralajmërimi u yni publik që në rast se tutje provokohemi në këto situata të ulëta atëherë ne do të detyrohemi të bojkotojmë punën dhe bojkoti i punës në këtë periudhë të vitit dikush duhet të jep llogaridhënie sepse do të mbetën shumë projekte kapitale të paimplementueshme që janë kontrata institucionale në këtë rast mes palëve”.

“Sigurisht një pjesë e buxhetit do të rrezikohet me ikë ne deficit dhe këtë duhet ta dijë edhe sekretari i Ministrisë së Kulutës dhe Ministri apo ish-ministri Kujtim Gashi, që krijon këto skena me stafin civil. Nuk e meritojmë të trajtohemi kaq pak edhe në këtë mënyrë dhe jo dinjitetshëm”, theksoi ai.

Stafi i kësaj ministrie, përmes disa protestave ka kundërshtuar zhvendosjen e kësaj ministrie. Sipas tyre ata janë të gatshëm të lëshojnë objektin për presidencë nëse është i nevojshëm, mirëpo të zhvendosen në një objekt që është pronë e shtetit, dhe jo në një privat ku duhet ta paguajnë qiranë për muaj 45 mijë euro.

Të ngjashme