Sllovenia e përkushtuar për të përkrahur Kosovën në integrimin evropian

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin Bertoncelj për kontributin e shtetit slloven në shtetndërtimin e Kosovës, duke vlerësuar lartë raportet mes të dy vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Gjatë këtij takimi, ambasadori slloven rikonfirmoi përkushtimin e vendit të tij për të përkrahur Kosovën në proceset integruese evropiane, marrë parasysh se nga korriku i këtij viti Sllovenia do ta kryesojë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ministrja Gërvalla, me këtë rast theksoi edhe përcaktimin e Republikës së Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme