Sllovenia do të përkrah Kosovën drejt proceseve integruese

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 10:28 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin  e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, transmeton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate të Ministrisë njoftohet se në takim u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në shkëmbimin e përvoja në fushën e financave publike si dhe për vizitën që pritet të bëjë Ministri Hamza ne Slloveni gjatë javës së ardhshme.

“Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadorin Bertoncelj për zhvillimet buxhetore si dhe për  prioritetet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë, për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend dhe hapjes së vendeve të reja të punës”.

Ambasadori slloven në Kosovë Bojan Bertoncelj e falënderoi ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin si dhe për progresin e arritur të Kosovës në fushën e financave, në veçanti në hapat e saj në implementimin e MSA-së”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Bertoncelj shprehi gjithashtu gatishmërinë e shtetit slloven për ta përkrahur Kosovën në proceset integruese të saj drejt Bashkimit Evropian.

Të ngjashme