Smajl Latifi udhëton për në Hagë për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara

Prishtinë | 15 Dhj 2019 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-Komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, gjatë luftës – tani kryetar i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot është nisur për në Hagë për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara. 

Ai është dashur që të paraqitet në Hagë më 30 tetor, por intervistimi i tij është shtyrë disa herë. 

Latifi kohë më parë ka thënë se ftesa që i ka ardhur ka të bëjë me dëshmitë rreth organizimit dhe strukturimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ditëve të fundit Gjykata Speciale ka intensifikuar ftesat ndaj luftëtarëve të UÇK-së, por dhe ndaj përfaqësuesve të tjerë.

Të ngjashme