Nuk mjaftojnë 6 milionë € për trajtim jashtë vendit, pandemia s’ndikoi në rritjen e kërkesave

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 12:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pandemia nuk ka ndikuar në rritjen e  numrit të pacientëve që të trajtohen apo referohen jashtë vendit, ka bërë të drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi gjatë raportimit në Komision tha se për shkak të pandemisë në vitin 2020 investimet direkte janë riorientuar.

“Kemi hartuar raporte sipas vlerave financiare për klinikat që referon jashtë institucioneve shëndetësore publike, kemi përgatitur raportin sipas numrit të referimeve të pacientëve. Viti 2020 ka qenë vit sfidave të mëdha veçanërisht në institucionet e tona dhe shumica e investimeve direkte janë riorientuar. Ortopedia është qendër që i referohet numrit të madh të pacientëve për trajtimin jashtë te pacientëve, p.sh ligamentet e gjurit  ne do të eliminojmë edhe nevojën për trajtimin jashtë”.

“Pajtohem që është koha të shikohet udhëzimi administrativ për trajtimin e sëmundjeve jashtë vendit dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë listën për sëmundje që nuk munden të trajtohen tek ne”.

Sa i përket specializimeve Krasniqi tha se ka harmonizim ndërmjet tyre dhe institucioneve, derisa shtoi se pjesa më e madhe e tyre janë me vetë financim.

Ai ka theksuar se edhe për rastet e djegieve ekzistojnë kapacitet vetëm në raste te rralla.

“Lidhur me specializimet ka harmonizim më ndarje këtu do të rritet bashkëpunimi nga 10 mijë specializime pjesa më e madhe e tyre janë me vetë financim dhe MSh-ja dhe Oda e Mjekëve duhet të marrin një rol më të rëndësishëm. Sa i përket trajtimit të rastit të djegieve kapacitet ekzistojnë”.

“Jo, pandemia nuk na ka rrit numrin e pacientëve që të referohen jashtë”, tha ai raporton EO.

Deputeti nga VV-ja Eman Rrahmani, ka prezantuar të gjeturat e raportit të Auditimit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Ai tha se sipas raportit shuma e ndarë prej 6 milionë euro nuk ka arrit t’i plotësojë nevojat për më shumë se 45% për trajtimin e sëmundjeve jashtë vendit.

“Për fondin qeveria ndan rreth 10 milionë euro për sëmundjet që nuk mund të trajtohen në vendin tonë. Raporti thekson se përkundër punës së bërë shuma prej 6 milionë euro nuk ka arritur t’i kalojë nevojat për më shumë se 45% për nevojat e qytetarëve. Investime në vitin 2017 janë bërë mbi 9 milionë euro, ndërsa në 2019 mbi 19 milionë euro, 28% e fëmijëve me leukemi nuk kanë mundur me marr shërbimin nga Fondi”, shtoi Rrahmani.

Kryesuesja e Komisionit Hykmete Bajrami, ka pyetur drejtorin e Fondit të Sigurimit se a ka sëmundje që nuk ka nevojë të trajtohet jashtë vendit.

“A janë marr hapa për azhurnimin dhe a ka sëmundje tani që nuk ka nevojë të trajtohet jashtë institucioneve”.

Drejtor i Fondit të Sigurimit Fatmir Plakiqi, gjatë raportimit tha sëmundjet më të shpeshta kanë çmime referuese derisa ka shtuar se për leukeminë me transplantet te fëmijët ndahen 160 mijë ndërsa për të rritur 30 mijë.

“Ne kemi parë që nuk ka bazë të dhënave elektronike dhe angazhimet e ora si drejtor unë kam kërkuar që të bëhet analiza e programit dhe kemi intervenuar te pjesa e ndërtimit të një softueri dhe çdo pacient që aplikon në çdo kohë mund të shikojë statusin e lëndës së vetë. Deri tash që po flasim ne kemi dërguar raport të rregullt në proceset buxhetore që në listë listën e klinikave në mënyrë që të kemi trend rënës në referimin për diagnozë. Ne e kemi njoftuar MSh-në dhe MF-në se borxhi është duke u rritur”.

“Ne e kemi sistemin elektronik dhe gjithçka shkon sipas radhës nga momenti i aplikimit sepse e luajmë rolin e sekretarive. Sëmundjet që janë më të shpeshta kanë çmime referuese dhe nuk ka mundësi leukemia tek fëmijët me u paguar më shumë se 160 mijë ndërsa për të rriturit 30 fëmijë. Spitali Amerikan ka mjete të lira të fondit rreth 500 mijë euro. Ndërsa te pjesa veturës është blerë nga AQK-ja. Ne si fond asnjë veturë nuk e kemi pasur një shfrytëzim dhe Audia me buxhet të Kosovës kemi dërguar kërkesën në AQK dhe ata na kanë njoftuar se mundemi me ble”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme