Sociali, i pamjaftueshëm për mbi 25 mijë familje në Kosovë

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Ndihma sociale nga 60 e deri në 180 euro në muaj po shihet e pamjaftueshme për afro 25 mijë familje në Kosovë, të cilat varen nga ai. Ndonëse nga fillimi i vitit 2019 e deri në fund të vitit ky numër ra për disa qindra familje prapë gjendja po vlerësohet si shqetësuese, shkruan sot gazeta Zëri.

Edhe vitin që lamë pas më shumë se 25 mijë familje kanë përfituar nga skemat e ndihmës sociale. Vetëm në tre muajt e parë të 2019-s 24 mijë e 955 familje, me 102 mijë e 35 anëtarë, përfituan ndihmë sociale nga shteti. Ky numër u ul për pak familje në fund të nëntëmujorit të vitit paraprak. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator ky numër u ul në 24 mijë e 526 familje, me 99 mijë e 718 anëtarë.

Ky numër po shihet shqetësues nga organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Sipas tyre, pensioni i përcaktuar nga numri i anëtarëve që ka një familje e që sillet nga 60 deri në 180 euro është i pamjaftueshëm për ta.

Përcaktimi i ndihmës sociale bëhet për një familje sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe kostos së çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit, e cila rregullohet me akt nënligjor, të cilin e nxjerr Ministria. Kjo i bie që personi i vetëm, familja njëanëtarëshe merr 60€ në muaj (minimalja) dhe familja me 15 anëtarë (maksimalja) për një muaj merr 180€ në muaj.

yPërveç ndihmës bazë familja e përzgjedhur për skemën e ndihmës sociale për çdo fëmijë të moshës deri në 18-vjeçare realizon një përfitim financiar shtesë prej 5.00 eurosh, me qëllim të nxitjes së arsimimit dhe të përmirësimit të shëndetit të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme