Sogojeva: Më 15 qershor hapen sallat e dasmave dhe zyrtarizohet manuali për mbajtjen e ahengjeve

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 17:29 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më 15 qershor do të hapen sallat e dasmave, kështu tha për Ekonomia Online, Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

Sogojeva tha se të martën do të dalin edhe me një manual se si do të lejohen mbajtja e ahengjeve.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se pritet që nesër të dalin me një konferencë të përbashkët edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e kësaj veprimtarie.

“Sipas informatave që i kemi do të thotë grupet punuese janë duke punuar, do të thotë i kam dy përfaqësues të Odës dhe përfaqësuesit e ministrisë, dhe sipas informatave kemi edhe prej kryeministrisë janë duke punuar në manual, nesër zyrtarizohet manuali dhe prej nesër do të filloj edhe të punoj edhe ky sektor”, tha Sogojeva.

“Sipas informatave që i kemi ne nesër ndoshta do të dalim edhe me një konferencë të përbashkët me ministrinë për hapjen e kësaj veprimtarie”, përfundoi Sogojeva.

Lexo më shumë:

Të ngjashme