Soltes: Dyert mes BE-së dhe Kosovës duhet të hapen

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 12:16 | Nga

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian, Igor Soltes, ka bërë thirrje që Kosova të krijojë raporte të mira me Bashkimin Evropian, raporton “Zeri.info”.

Ai me këtë rast, ka bërë thirrje që të punohet me rininë e Kosovës, pasi që, siç tha ai, rinia është e ardhmja e Kosovës.

“Dyert mes BE-së dhe vendit tuaj duhet të hapen, për rininë e Kosovës që janë ardhmëria e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai me këtë rast, ka konsideruar se Kosova duhet të investojë në rininë e Kosovës.

Këto komente Soltes i ka bërë në konferencën ku bashkë me vëzhguesit e tjerë të BE-së, i ka paraqitur të dhënat e gjetura të procesit zgjedhor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme