Sot borë dhe shi në Kosovë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore”, thuhet në njoftim.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-9m/s. Java e ardhshme paraqitet pa reshje dhe me rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, njofton IHMK.

Të ngjashme