Sot dhe nesër reshje shiu e bore

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore.

Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë.

Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

Të ngjashme