Sot dhe nesër s’ka kufi Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Sot nisi zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentesh apo policor.

Marrëveshja u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive.

Në këtë mbledhje është rënë dakord që çdo fundjavë nga një qershori deri në 30 shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë asnjë ndalesë në kufi.

Sot qytetarët e Kosovës që shkuan për të pushuar në brigjet e bregdetit të Shqipërisë e kanë kaluar kufirin pa asnjë ndalesë. /TCH

Të ngjashme