Sot ditë zie në Kosovë në nderim të policit Sami Thaqi

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti, Hashim Thaçi, e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë së mërkurës, presidenti ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme