Sot fillon Epopeja e UÇK-së

Prishtinë | 05 Mar 2017 | 09:57 | Nga

Sot bëhen 19 vjet nga fillimi i betejës tre ditore heroike të Familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kundër forcave të armikut.

Për nder të kësaj ngjarje, Qeveria e Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin gjithë-popullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më 5 mars, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia ushtarake e FSK-së, në të cilën ceremoni do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Thaçi, krye-parlamentari Veseli dhe kryeministri Mustafa.

Po ashtu, më 6 mars, duke filluar nga ora 09:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në komunat e Republikës së Kosovës.

Në ora 18:00, po më 6 mars, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Më 7 mars, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

Në orën 18:00, po më 7 mars, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturore-artistik të begatshëm në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme