Sot fillon faza e dytë e dezinsektimit në Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 10:46 | Nga

Duke filluar nga dita e mërkurë, 11.07.2018, fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00), sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

11.07     Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Tophane;

12.07     Lakrishte, Dardania, Arbëria,Shkabaj, Ulpiana, Zona Industriale dhe Kazerma Adem Jashari

13.07     Prishtina e Re (Veternik), Lagjja Nic; Lagjja Qëndresa, Kodra e Trimave dhe Vneshtat

14.07     Bregu i Diellit, Lagjja E Spitalit, Kalabria, Kolovice dhe Kolovice e Re

15.07     Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi

16.07     Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Barileve, Besi, Bardhosh, Prugovc, Teneshdoll, Vranidoll dhe Hajvali.

Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, për së paku një orë duhet të kufizohet dalja në hapësirat që dezinsektohen. Gjithashtu, dritarët e shtëpive dhe banesave duhet të mbahen të mbyllura, ashtu që të mos futen insektet brenda. Apelohet tek shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme