Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Erdin Haxhiu nga Podujeva humbi jetën dje tragjikisht në Prishtinë. Ai u zu nga lisi në lagjen Pejton në kryeqytet gjatë kohës kur vendi u përfshi me stuhi, shi e erëra të forta.

I ndjeri do të varroset sot, kështu ka njoftuar familja në njoftimin për vdekjen e tij.

Kompania “Scardian Sigurime”, aty ku punonte viktima, ka shprehur ngushëllime ku ndër të tjera shkruan:

“Urtësia, mirësia dhe virtytet e larta për punën që Erdinin e karakterizonin, do t’i kujtojmë përherë dhe me plot mall!”.

Të ngjashme