Sot i jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit Daci

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohen disa aktivitete mortore për të të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci, i cili ka humbur jetën nga një ortek bore në Brezovicë.

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Arian Daci humbi jetën të shtunën në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore.  Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme