Sot më pak të vaksinuar se ditëve të kaluara në Kosovë

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

9 mijë e 537 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Më shumë të vaksinuar ka pasur gjatë ditëve të kaluara.

Nga MSH kanë thënë se numri i dozave të vaksinave të administruara deri tani në vend janë 469 mijë e 857.

305 mijë e 567 persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë.

164 mijë e 290 janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës. Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi ka filluar të rritet numri i rasteve të infektuara me Covid-19 në vend.

Andaj qytetarëve u është bërë thirrje që të vaksinohen sa më shpejtë kundër këtij virusi.

Të ngjashme