Sot mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 08:37 | Nga

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme