Sot mot me diell, por në këtë ditë rikthehet i ftohti dhe bora

Prishtinë | 19 Shk 2022 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Ngrohtë e me diell ditën e shtunë, të dielën me riga lokale shiu pasdite. Javën e ardhshme rënie e temperaturave, e priten edhe reshje bore të martën, shkruan Prishtina Weather.

Ditën e diel do të ketë shtim të vranësirave, që më vonë japin kushte edhe për riga lokale shiu. Vranësirat mbesin dominuese edhe ditën e hënë, e në mbrëmje me reshje lokale shiu në perëndim të vendit.

Pas mesnate, mëngjesin e së martës kalimi i një fronti të ftohtë sjell ndryshim të situatës meteorologjike, me rënie të temperaturave e reshjet e shiut edhe shndërrohen në reshje bore, por që deri në mesditë pushojnë. Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, e më vonë vranësira.

Njoftimi i plotë:

19.02 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje gradualisht shtohen vranësirat.

20.02 – Kryesisht me vranësira, e pasdite më vonë dhe mbrëmje priten edhe riga lokale shiu.

21.02 – Kryesisht me vranësira e intervale me diell gjatë ditës. Në mbrëmje nga perëndimi i vendit priten mundësi për reshje lokale shiu.

22.02 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë veriore. Herët në mëngjes priten edhe reshje bore, nga Dukagjini shiu, që deri nga mesdita pushojnë.

23.02 – Diell, dhe vranësira më vonë në mbrëmje.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C. Ndërsa maksimalet, prej 16C ditën e shtunë, zbresin edhe në 12C e 14C të dielën e të hënën, e të martën zbresin në 5C.

Erërat frynë të lehta dhe mesatare nga jugperëndimi 4-13m/s, e të martën nga krahu verior me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

Të ngjashme