Sot mot me diell, temperaturat deri në 22 gradë celsius

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë në 1 gradë Celsius.

Kryesisht do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme