Sot mot me diell

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

Të martën do të ketë sërish temperatura të larta, por që nuk do të zgjasin shumë,pasi që të mërkurën vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat me vete bartin sasi të konsiderueshme të shiut.

Reshje të herëpashershme priten të vazhdojnë deri të premten, ku më tej intensiteti i tyre do të bie përjashtuar zona të kufizuara, ku mund të ketë vetëm riga të dobëta. Sa i përket temperaturave, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit era do ta mbajë drejtimin e jugut dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale e saj mund të arrijë deri 18m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme