Sot mot me shi dhe reshje bore

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se gjatë ditës së shtunë do të ketë reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

“Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. Sipas parashikimeve numerike gjysma e parë e marsit do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme