Sot mot me shi dhe shkarkime rrufesh

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 dhe 25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1 deri në 8 m/s.

Të ngjashme