Sot mot me shi në Kosovë

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me shi, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat në pjesën perëndimore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, derisa pjesa tjetër e vendit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe rigave të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme