Sot mot pjesërisht i vranët dhe me diell

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell

Temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë në 9 gradë Celsius, përcjell lajmi.net.

“Do të mbajë mot kryesisht i qetë. Në mëngjes në ultësira parashihet të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës pjesërisht i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK .

Të ngjashme