Sot në Kosovë mot kryesisht i vranët

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të jenë -2 gradë celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë në 12 gradë celsius.

“Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius”, thuhet në njoftim.

Të enjten, do të mbajë mot kryesisht me diell, por në fushat termike nuk parashihet të kemi ngritje, meqë masat e ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të krijojnë kushte që merkuri në termometër të regjistroj temperatura deri në -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, njofton IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme