Sot në Kosovë moti i ngrohtë

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë dhe preferohet që nga ora 10-17 mos të jemi në kontakt direkt me diellin, sidomos personat që kanë sëmundje kronike, ose të bartin ombrella me ngjyrë të hapur dhe gjithashtu dhe rroba me ngjyrë të hapur.

Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë, meqë ditëve të fundit kishim reshje të konsiderueshme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme