Sot në Prishtinë e Vushtrri protestohet në përkrahje të “profës së tik-tokut”

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Sot në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë në orën 12:00 do të mbahet një protestë.

Protesta do të jetë në përkrahje të profesorit Lulzim Paci, i cili u bë i njohur me vallëzimet në “Tik tok” dhe pas kritikave që ia bëri deputetja e VV-së nga Vushtrria, Fjolla Ujkani.

Protesta do të jetë nën moton “Vallëzojmë kundër bullizmit”.

Ndërkaq për sot janë paraparë edhe dy aktivitete;

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe KB Peja mbajnë konferencë për media, rreth organizimit të Kupës. (Hotel “Dukagjini”, Pejë, ora 13:00).

Mbahet protestë me moton “Vallëzojmë kundër bullizmit” në mbështetje të profesorit vushtrrias (Sheshi i qytetit në Vushtrri, ora 14:00).

Të ngjashme