Sot në shesh shërbehet bakllava gjigante si harta e Kosovës

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 12:28 | Nga

Sot në Prishtinë do të përgatitet një bakllava gjigante, kjo për nder të Muajit të Ramazanit, që fillon më 16 maj.

Bakllavaja synon të hyjë në rekordin e Librit Guinnes, dhe do të ketë përmasa mbi 2 metra dhe formën e hartës së Kosovës. Do të shërbehet në orën 14:00 në sheshin “Nënë Tereza” për 4500 persona.

Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave.

Ata synojnë që kjo bakllavë ta thyejë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia.

Të ngjashme