Sot nisin “Ditët e Diasporës”

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 06:45 | Nga

Aktiviteti tradicional “Ditët e Diasporës” nis sot në fshatin Prekaz të Skenderajt.

Ministria e Diasporës, e cila është organizatore, ka bërë të ditur se manifestimi do të fillojë me aktivitetin e quajtur “Një lule për Jasharët”, me ç’rast do të bëhen homazhe në varrezat e familjes Jashari.

Pas homazheve që nisin nga ora 18, do të mbahet një koncert me orkestrën “Spartiti për Scutari”, arbëreshë nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.

Aktiviteti “Ditët e Diasporës” do të vazhdojë edhe të martën. Në Muzeun Etnologjik të Kosovës “Emin Gjiku” ndahen çmimet “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

Të ngjashme