Sot një nga ditët më të nxehta

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Që disa dita vapa afrikane ka prekur edhe Kosovën – por sot duket të jetë nga ditët më të nxehta të këtij vitit.

Sipas parashikimeve temperatura në Dukagjin sot do të mbërrijë deri në 38 gradë, ndërsa në pjesët tjera maksimalja do të jetë 36 gradë.

Andaj bëni kujdes dhe shmangni daljet sidomos në orët e pikut.

“Kjo gjendje e motit do të mbetet e njëjtë deri të enjten, kur mbi vendin tonë do të ketë  devijim të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe do ti ndërrojnë kushtet meteorologjike dhe biometeorologjike”.

“Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, por në veriperëndim reshjet mund të fillojnë edhe pasditen e së mërkurës, gjë që do të ndikoj në uljen e temperaturave maksimale në rangë vendi, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri 26 gradë Celsius”.

Të ngjashme