“Sot një pemë e mbjellur në Gjakovë po zëvëndëson një qytetar që po e braktis vendin”

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Alternativa në Konferencën e sotme për shtyp, ka trajtuar problematikën e punësimeve partiake në Komunën e Gjakovës.

Me këtë rast, kryetari i degës së Alternativës, Gurakuq Dobruna, ka thënë se kjo metodë qeverisëse e shtetit tonë në përgjithësi dhe e Komunës së Gjakovës në veçanti, janë shkaktari kryesor i dëshprimit kolektiv dhe braktisjes së vendit.

“Ka pasur ikje dhe migrim gjithmonë, por ndryshimi është në faktin se dikur përshëndeteshim me “ Mirë u pafshim në Kosovën e
lirë”, ndërsa tani qytetarët tanë përshëndeten me fjalinë “kurrë mos u kthefsha në Kosovë”.

Komuna e Gjakovës tashmë i ngjason filialës së Telekomit për punësimet e familjarëve, militantëve, nipave e mbesave, të zyrtarëve politik të AAK-së, PDK-së dhe Nismës”, tha ndër të tjera Dobruna.

Për informatën e opinionit publik, në raportin e fundit të zyrës së përsonelit në Komunën e Gjakovës, në emër të transparencës, është bërë i ditur numri i pozitave që janë punësuar gjatë vitit 2018 në Komunën e Gjakovës, e që me pak analizë del se kjo është lista transparente e familjarëve, militantëve, komshive dhe zyrtarëvetë Aleancës.

Ky raport është përpiluar, nga kryetari i forumit Rinor të AAK-së, antari i kryesisë së degës, i cili është shpërblyer nga kryetari Gjini me pozitën shef i personelit në Komunë.

Nga 136 tëpunësuarit në vitin 2018, 80% e tyre janë, familjar të kryetarit Gjini, familjar të asambleistëve të AAK, PDK, Nisma, militant dhe aktivist të tri partivepolitike, mirmbajtës të zyreve të Aleancës që tashmë janë shëndrruar në asistent administrativ, familjarë dhe fqinjë të kryetarit, gra dhe familjar të drejtorëve tëAdministratës, Buxhetit dhe Financave, Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale dhe shumë të tjerë si rezultat i përsonave me ndikim nëAleancë dhe PDK.

Avancimet për mes konkurseve të brendshme, i kanë shërbyer përsonave kyq të aktivitetit politik të Ardian Gjinit.

  • Avansim për zyrtarin ligjor, anëtar dhe aktivist i AAK-së.
  • Avansim në detyrë për ish-asambleist dhezyrtar i lartë i AAK-së në Gjakovë.
  • Avansim në detyrë për pozitën e të drejtave të njeriut, shpërblim për aderimin e bashkëshortit dhe këshilltarit aktual për arsim të kryetarit.
  • Avansim në detyrë i zyrtarit tjetër në administratën e QKMF-së, me dosje në prokurori. Shperblim për aktivitet partiak nëfushatën e AAK-së për njërin ndër bashkëpuntorët e tij partiak, si zvdrejtor në Shkollën fillore Zekria Rexha. Ndërkohë shumë pozita të reja janë shpikur në emër të shërbimeve dhe këtu ka funksionuar më
    së miri lidhja e qeverisjes lokale me atë qëndrore, perms lehtësirave në punësime, vetëm sa për të krijuar vend për ata përsona militant që Gjini ju kishte premtuar punë.- Ndër ta:
  • Pozita asistente administrative 3 nëUrbanizëm, vend i siguruar për mirmbajtësen e zyres së AAK-së.
  • Udhëheqës i sektorit për punë profesionale, pozitë për ish asambleistin e AAK-së.
  • Asistent Administrativ 3, pozitë e siguruar për kryetarin e nëdndegës së 6 të AAK-së.
  • Recepsionist në Drejtorinë e Kadastrit, ku padrejtësisht është larguar një familjare e përsonave të pagjetur për t’I bërë vend njëpërsoni militant të AAK-së.
  • Zyrtarë për biblotek, pozitë e garantuar për fqiun e kryetarit Gjini.
  • Dy zyrtarë për kthim tëqëndrueshëm në kabinetin e kryetarit.
  • Mirëmbajtës në Drejtorinë e Kulturës.
  • Pozita në shëndetësi për vajza tezesh e axhëve.
    Kurse konkurset në arsim deri me tani janë rezervuar për asambleist të AAK-së, vajzat dhe motrat e tyre, pasi që pazarin e arrijnë me kushtëzime në votë, siç ishte rasti për Kullën e Sulejman Vokshit.
    Pozita udhëheqës për promovimin e investimeve e shumë të tjera, pozita këto të garantuara për familjar, militant e deri për nipa e familjarë të personaveqë i shërbejnë kryetarit të Komunës.
  • Të gjitha këto zhvillime, pa tendencën e politizimit po dëmtojnë profesionist të denjë që fatkeqësisht kjo qeverisje nuk po i jep as shansin më të vogël të konkurencës së drejtë, e që janë treguesi më i mirë i arsyes se pse sot jemi komuna e dytë në Kosovë për nga numri i
    fëmijëve që lëshojnë shkollat me arsyen e migrimit të familjeve të tyre, e që DKA nëGjakovë sot fsheh statistikat e braktisjes së shkollave.
    Për një vit e gjysëm funksion, qeveria e Ardian Gjinit ka treguar se është shumë më e zezë se ajo e dikurshmja e Pal Lekës, që me vendime populliste, paralizon jetën në qytet në data të shënuara, duke u munduar të kryej detyrën e inspektoriatit të punës, e që në fakt punëtorët e bizneseve private, pas festive kompenzojnë me pushimin e tyre javor festat e imponuara të kryetarit, të cilit nuk intereson më trajtimi i tyre në punë. Ndoshta kryetarit po i duket që Gjakovën po e mbush me nominimet e tij përmbjelljen e pemëve, duke harruar se nënumër të njejtë qytetarët e Komunës së tij po e braktisin Gjakovën,
    sidomos ata që edhe me shkollime superiore, nuk po e gjejnë vetën dot në listat e gjata të familjarëve dhe militantëve të kryetarit që popunësohen në vendet kyqe në Komunën e Gjakovës. Sot një pemë e mbjellur në Gjakovë po zëvëndëson njëqytetarë që po e braktis vendin. Ironi e fatit, për fat të keq”, janë shprehur nga ky subjekt.

Të ngjashme