Sot publikohen rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 08:39 | Nga

Sot publikohen rezultatet preliminare të diasporës. Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës do t’i publikojë sot në orën 14:00 rezultatet preliminare të regjistrit të diasporës, të nxjerra nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31 dhjetor 2016.

Në këtë ngjarje, përveç publikimit të rezultateve preliminare, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – Platforma elektronike – e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.

Të ngjashme