Sot rifilloi qarkullimi i autobusëve ndërurbanë në Kosovë

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Nga 18 maji janë lehtësuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, duke u lejuar transporti ndërurban me leje të veçanta.

Ndërsa pas mungesave të qarkullimit të linjave nga qyteti në qytete, sot faqja në Facebook e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka treguar se nga sot, 21 maj, ka filluar qarkullimi i reduktuar i disa linjave për disa qytete.

“Nga sot, 21 Maj 2020 nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë do të fillojnë qarkullimin e reduktuar këto linja në destinacionet: Ferizaj, Pejë, Prizren, Malishevë, Mitrovicë, Lipjan, Gjakovë, Rahovec dhe Gjilan”, thuhet në njoftim.

Nga sot, 21 Maj 2020 nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë do të fillojnë qarkullimin e reduktuar këto linja në destinacionet:Ferizaj, Pejë, Prizren, Malishevë, Mitrovicë, Lipjan, Gjakovë, Rahovec dhe Gjilan.

Gepostet von Stacioni i Autobuseve Prishtine am Mittwoch, 20. Mai 2020

Të ngjashme