Sot temperaturat arrijnë deri në 7 gradë Celsius

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i javës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, më të theksuara në viset malore.

Dita e sotme do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje të dendura nuk parashikohen pasi që vendi ynë mbetet me masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte.

Temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashikohen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

Temperaturat minimale dhe maksimale për qendrat kryesore të Kosovës i gjeni në tabelën e mëposhtme:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme