Sot temperaturat deri në 28 gradë celsius

Prishtinë | 14 Sht 2020 | 07:34 | Nga Ekonomia Online

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sot do të kemi mot të ngrohtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 28 gradë celsius.

Nga dita e enjte dhe ditën e premte nga Evropa qendrore një front i ftohtë do të kaloj mbi rajon, që pasditen e së enjtes dhe të premten sjell kushte për reshje lokale shiu me bubullimë.

Nga dita e premte edhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme edhe nën vlera mesatare. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme