Sot u varros i riu nga Mitrovica që vdiq para dy ditësh

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Sot është varrosur Ermal Delija, i cili vdiq të shtunën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë muaj më parë pas një rrahjeje me një person. Në varrimin e tij morën pjesë shumë qytetarë.

Ermali, një muaj para se të vdiste ia kishte falur gjakun familjes së sulmuesit, në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, njofton Klankosova.tv

Ermali pas sulmit kishte përfunduar në koma për 18 ditë. Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.

Ermali la pas nënën dhe tri motra.

Të ngjashme