Sot varroset Astrit Ademaj që u vra në Pejë

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës, do të varroset të premten.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i Ademajt, Arton Muhaxheri, i cili ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Katund i Ri.

“Ju njoftoj se me date 10.9.2021, ne ora 14:00, behet varrimi i te dashurit tone, ASTRIT (REXHEP) ADEMAJ. Varrimi behet ne varrezat e Katundit te Ri, ne Peje!”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.

Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vdekur edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme