Sot varroset humoristi Rasim Thaçi-Cima

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 09:00 do të bëhen homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga Covid-19.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti dhe U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Homazhe pritet të bëjnë edhe personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore dhe sportive, si dhe qytetarë e familjarë të të ndjerit.

Ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme