Sot varroset ish-luftëtari i UÇK-së Qerim Kelmendi

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Sot në orën 15:00 do të varroset ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në kompleksin memorial në Gllogjan, ndërsa paraprakisht do të mbahen homazhe për nder të tij në qendër të qytetit të Pejës.

Sipas OVL-së së UÇK-së në Dukagjin homazhet fillojnë nga ora 13:00 deri në 14:00 në sheshin “Shkëlzen Haradinaj”.

Qerim Kelmendi u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme