Sot varroset punëtori nga Mitrovica që humbi jetën nga lifti për bartjen e materialit

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Sot do të bëhet varrimi i punëtorit që vdiq pasi u aksidentua në vendin e punës në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të familjarëve, ai do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e lagjes Shipol të Mitrovicës.

E.G, të enjte, teksa po punonte në Mitrovicë, i ndjeri Gllogovci kishte rënë bashkë me liftin që përdoret për bartjen e materialit.

Në vendin e punës kishte shkuar autoambulanca për ta marrë të lënduarin, i cili u dërgua menjëherë në spital

Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.

Të ngjashme