Sot zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës, fituesi siguron trofeun dhe kalimin në Evropë

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Sot (e mërkurë) është në orar zhvillimi i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet është nikoqir i finales së madhe të Kupës së Kosovës.

Llapi nga Podujeva dhe Dukagjini nga Klina janë dy klubet të cilat do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit.

Sikurse llapjanët, ashtu edhe klinasit janë gati për ndeshjen e vitit, pasi triumfi në Kupën e Kosovës do t’ua siguronte garat evropiane.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet nën dritën e reflektorëve pasi do të luhet nga ora 20:45. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme